Lajme

Diplomacia e dështuar e Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 12 November 2019

Për dy vjet e gjysmë në krye të diplomacisë Kosovare, të Behgjet Pacollit një varg notash verbale për heqje të njohjeve të Kosovës janë prezantuar në publik.

Të hënën Serbia ka prezantuar edhe një dokument, në bazë të të cilit Gana është shteti i radhës që e ka revokuar vendimin për t’ia njohur Kosovës pavarësinë e shpallur në 2008-n. E ka kualifikuar si triumf të radhës në ofensivën diplomatike për ta dëmtuar ndërkombëtarisht fqinjin që e konsideron krahinë të veten.

Qeveria në largim e Kosovës, e cila gjatë dy vjetëve e gjysmë të mandatit ka aplikuar diplomaci defensive, e ka mohuar edhe këtë informatë, transmeton ekonomia online.

-Advertisement-

Por, në qeverinë serbe kanë thënë se Gana është shteti i tretë që ka revokuar këtë vit njohjen, pas fqinjit të saj, Togos, si dhe Afrikës Qendrore, si dhe i 16-ti gjithsej, pasi konsideron se 13 shtete vepruan njëjtë vitin e shkuar.

Informatën nuk e kanë konfirmuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti afrikan, së cilës gazeta gjatë ditës i ka adresuar pyetje përkitazi me lajmin e publikuar nga Daçiqi.

Në janar të vitit 2012, Gana e ka marrë vendimin për ta njohur Kosovën shtet. Ndërkohë janë vënë edhe marrëdhëniet diplomatike.

Vitin e shkuar presidenti Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jorezidente e Ganës në Kosovë, e vendosur në Turqi. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës e kanë cilësuar të rremë lajmin e prezantuar nga Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera