Lajme

Dinari, Lajçak i bindur se mund të arrihet marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 14 May 2024

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, u shpreh  i bindur se do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.

Lajçak, konfirmoi se do të jetë nikoqir i takimit në fund të kësaj jave mes ndërmjetësuesve nga Kosova dhe Serbia.

“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për të gjithë ata që janë prekur nga rregullorja e BQK-së. Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por kjo lyps fleksibilitet dhe kompromis nga dy palët”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera