Lajme

Dimal Basha nuk e di se kur duhet të përdoret shkronja “ë” në statusin e tij për ndarjen e 100 eurove

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 12 April 2022

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, nga gëzimi i madh për të shpërndarë lajmin se shteti po u ndanë nga 100 euro secilit punëtor, pensionist e student në Kosovë, ka shkruar një status në rrjetin social Twitter për të cilin çdo mësuese e gjuhës shqipe do të ndihej në siklet.

Basha në statusin e tij ka shtuar shkronjën “ë” sipas dëshirës në secilën fjali, ku për shembull në vend si për shembull tek fjala ndan “ndan”, “pensionist”, “student” e kështu me radhë.

Në statusin e tij në fakt çdo fjali ka nga një gabim gramatikor.

-Advertisement-

Ky është statusi i plotë i tij:

Qeveria Kurti ndanë,

100 Euro për secilin studentë në Kosovë,

100 Euro për secilin punëtorë në sektorin privat,

100 Euro për secilin pensionistë,

100 Euro për secilin punëtorë në sektorin publik,

Mirëmëngjes nga Qeveria e Popullit, për Popullin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera