Fun & Video

“Dilni prej oborrit tim”: Britmat qesharake ndaj deleve që po i hynë vazhdimisht në pronë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 27 April 2018

Luke Mensah që është nervozuar në masë të madhe ndaj tufës së deleve, që po i hynë vazhdimisht në oborr, gjeti një mënyrë të veçantë për t’i përzënë. Pronari 40-vjeçar, bërtet me tërë fuqi dhe ato binden menjëherë.

Prej se reagimet e tij u përmbledh në një video që u postua në rrjetet sociale, banorët e qytezës periferike që ndodhet në West Yorkshire, vazhdojë t’i thonë ‘dilni prej pronës sime’ sa herë që e takojnë, transmeton Telegrafi.

“Mbylla portën, por prapë e dëmtuan, nuk di çfarë t’ju bëj. Mjafton që njëherë t’ju bërtas dhe ato ikin, ndërsa kurrë nuk i kam goditur”, ka thënë Mensah.

-Advertisement-

Sipas tij, tufa e deleve e vizitojnë vazhdimisht prej verës së kaluar dhe megjithëse nuk i shkaktuan ndonjë dëm, po e bezdisin me praninë e tyre të paftuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera