Lajme

Digjet shtëpia e barit, vdes i riu shqiptar në Angli

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 14 December 2022

Një shqiptar është gjetur i pajetë në një shtëpi bari pas një zjarri në orët e para të mëngjesit të 12 dhjetorit në Londër të Britanisë së Madhe.

Pas ngjarjes është arrestuar një 44-vjeçar, sipas medieve britanike. Trupi u gjet në një shtëpi në kufirin jug-perëndimor Londër-Surrey menjëherë pasi policia nxitoi në vendngjarje pas raportimeve për një zjarr.

Prona në Ewell është duke u kontrolluar, ndërsa hetimi vazhdon. Personi i arrestuar është ende në paraburgim.

-Advertisement-

Familjet që jetojnë aty pranë kanë mbetur të shokuar. Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e mjekësisë ligjore./Abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera