Lajme

Digjen malet e Kosovës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 06 August 2017

Temperaturat e larta kanë shkaktuar shumë zjarre gjithandej Kosovës. Në shumë komuna malet kanë marr flakë ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë në teren.

Përderisa gjendja sa shkon e përkeqësohet, kryeshefi i Agjencisë për menaxhimin e Emergjencave ndodhet në pushim. Nuk dihet për dëmet, ndërsa kërkohen ekipe shtesë për zjarr-fikje.

Malet e Kosovës kanë marr flakë. Në shumë komuna, temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre.

-Advertisement-

Zjarrfikësit janë në teren e dëmet sa shkojnë e rriten.

Qendra e zjarrfikësve Prishtinë theksoi se po punon me kapacitete te plota për të qenë në gatishmëri për ndonjë rrezik të mundshëm.

Blerim Gashi, zëvendësshef i ndërrimit në këtë Qendrës thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë pasur 16 ndërhyrje.

Bënë të ditur se problemet më të mëdha i kanë hasur në zonën e Fushë –Kosovës dhe Obiliqit për shkak të zjarreve fushore.

Ndërsa, Veli Gashi, zjarrfikës në zonën e Fushë Kosovës thotë se kanë nevojë për të shtim të kapaciteteve.

Kjo ngase në këtë periudhë nuk mund t’i përballojnë me kapacitetet ekzistuese.

Derisa zjarret vazhdojnë Vushtrri, Batllavë, Istog, Lipjan dhe shumë vende të tjera, Fadil Kodra, kryeshef i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ndodhet në pushime.

Kështu ky agjencion, nuk janë në gjendje të flasin e as të vlerësojnë gjendjen aktuale.

E rreziku nga zjarret sa shkon e rritet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera