Lajme

Digjẻn dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 09 July 2024

Dy kamionë janë djegur dhe një veturë është dëmtuar në orët e para të së martes në veri.

Rasti konkretisht ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

-Advertisement-

Elshani tha se nga ky rast nuk ka asnjë të lënduar dhe se rasti është cilësuar si “zjarrvënie”.

“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 policia e kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimt kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, tha Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera