Lifestyle

Dieta me kos qe shkrin kilet e tepërta në 3 ditë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 22 May 2017

Kosi është një ndër produktet më të shëndetshme, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë.

Ai stimulon rritjen e baktereve të shëndetshme të zorrëve, që përshpejton procesin e trejtes si dhe eliminon të gjitha toksinat. Si rrjedhojë, sjell dhe humbjen e peshës sepse ushqimi tretet më me shpejtësi.

Trupi i njeriut ka rreth 400-500 lloje të ndryshme bakteresh, ku pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme. Çrregullimet me sistemin e tretjes vijnë si rezultat i çekuilibrimit të baktereve. Kjo ndodh për shkak të stresit, shëndetit të dobët, konsumimit të antibiotikëve si dhe ushqimeve të pashëndetshme.Kjo dietë e sjellë nga Ana Lugue po çmend internetin. Sipas saj, rekomandohet të hahet deri në 2 litra kos çdo ditë. Por, duhet që ta kombinoni atë me ushqimet e listuara më poshtë.

-Advertisement-

Dita e pareMëngjes Në mëngjes hani fruta dhe pak kos me yndyrë të ulët me drithëra.

Drekë Hani zarzavate të përgatitura me pak vaj ulliri dhe kombinojini me pak oriz. Në fund hani kos të kobinuar me fruta të freskëta.

Darkë Për darkë mund të hani një sallatë të përgatitur me 1 karotë, 1 mollë dhe 50 gram proshutë të skuqur me pak vaj ulliri. Përziejini më pas me kos me yndyrë të ulët.

Dita e dytëMëngjes Ju duhet një kastravec dhe pak kos për të përgatitur një sallatë të shpejtë. Përziejini sëbashku dhe hajeni menjëherë.

Drekë Skuqni në një tigan me pak vaj ulliri pak kërpudha dhe speca. Pasi janë zbutur, shtoni në të pak kos.

Darkë Përzieni 2 gota kos me pak manaferra ose mjedra.

Dita e tretëMëngjes Miksoni pak djathë, një mollë të copëtuar, pak kanellë dhe kos. Në fund shtoni pak kripë dhe piper për shije dhe konsumojeni menjëherë.

Drekë Piqni 150 gram fileto pule dhe kombinojeni me pak kos, një kastravec dhe pak mustardë për të shijuar një pjatë sallatë.

Darkë Zieni 100 gram makarona për disa minuta. Kombinojini me një vezë të zier dhe më pak kos.

Kjo dietë nuk shkakton probleme te njerëzit, por nuk rekomandohet të përdoret për një përiudhë afatgjatë. Humbja e peshës arrihet nëse kufizoni ushqimet kalorike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera