Sport

Diego Costa me mesazh lamtumires për tifozët

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 30 December 2020

Atletico Madrid dhe Diego Costa kanë ndarë rrugët përfundimisht, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtij vendimi, Costa u ka shkruar një mesazh lamtumirës të gjithë tifozëve, ku ndër të tjera ka thënë se ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.

“Me plot emocione mund t’ju them lamtumirë tani. Mendoj se është vendim i mirë për mua, por në këtë mënyrë ndihmoj edhe vetë Atleticon. Jam i lumtur që kam qenë në gjendje të bëja histori dhe të vendosja emrin tim të vogël në këtë klub të madh. Diçka që gjithmonë e doja, por kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte. Unë kam dhënë më të mirën time, ose të paktën, gjithmonë jam përpjekur të jepja më të mirën time për këtë klub dhe këtë fanellë. Do të mbetem gjithmonë një tifoz i Atleticos”, thuhej në mesazhin e Costas./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera