Lajme

Didiku thotë se “nëse Kosova i kthehet Serbisë”, do ta ketë postin e kryeministrit apo presidentit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 12 August 2018

Pakkush e mendon atë se a do të mund të përballonte Serbia kthimin e Kosovës dhe që shqiptarët të kenë 30 për qind të deputetëve, vendin e kryeministrit apo kryetarit të shtetit.

Kështu ka thënë presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Për ta legjitimuar para bashkësisë ndërkombëtare, do të duhej që shqiptarëve t’u jepnit 30 për qind të ulëseve në parlament, postin e kryeministrit apo kryetrarit të Parlamentit apo postin e presidentit të shtetit. Do të duhej që edhe gjuhën e tyre ta fusnit së paku në Parlament. Nëse dikush mendon se mund ta bëjë këtë, ta bëjmë pra”, ka thënë Dodiku për të përditshmen “Blic”, ndërsa shton se nuk ka një gatishmëri të tillë.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se mendon që duhet të bëhet rintegrimi i katër komunave të veriut të Kosovës në Serbi, të sigurohen standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe pronave të kishës dhe për këto të kërkohet njëfarë lloj eksterritorialiteti.

“Historia ndonjëherë bën gabime, por gjithçka varet nga njerëzit”, thotë Dodiku, transmeton Koha.net.

Kreu i RS-së thotë se kur kishte pyetur në Bruksel se përse nuk pranojnë që këto katër komuna të “riintegrohen në Serbi”, atij i kanë thënë gjoja se “askush nuk e ka kërkuar këtë gjë nga ta”.

Dodiku ka shtuar se problemi i politikës serbe është se “nuk kërkojmë asgjë, por vetëm presim”.

“Është koha e kërkesave, jo e pritjeve që dikush t’u jap diçka”, ka përfunduar Millorad Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera