Diaspora shqiptare, pasuri e paçmuar

Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 23 November 2023
Në Tiranë mbahet Samiti i III-të i Diasporës ku do të mbledh përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
Sot në Tiranë vazhdon punimet Samiti i tretë i Diasporës. Në këtë ditë janë paraparë disa aktivitete, të gjitha këto po mbahen nën përkujdesjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bashkë me ministrin për Evropën dhe punë të jashtme . Igli Hasani do të presin edhe sot shumë mërgimtarë në Pallatin e Kongreseve.
Do të ketë një seancë plenare, ku janë të ftuar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Poashtu, një fjalë të shkurtër sipas agjendës është paraparë ta ketë edhe Z. Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, I cili vjen me Z. Bujar Osmanin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të flasë edhe z. Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim i Maqedonisë së Veriut, pastaj Z. Nik Gjeloshaj – Zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi , z. Shaip Kamberi – Deputet në Kuvendin e Serbisë/Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Preshevë. Do të ketë një fjalë edhe z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, që vjen nga SHBA. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj e mbyll Seancën Plenare të ditës së sotme.
Pas seancës do të ketë panele të punës. Janë paraparë nëntë panele paralele, në të cilat, do të diskutohet për çështjet që preokupojnë mërgimtarët shqiptarë por edhe vetë vendet tona. Do të flitet për politikat e jashtme se si janë të koordinuara në raport me mërgimtarët, pastaj për çështje të energjisë dhe koordnime për investime, për turizmin dhe mjedisin, për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për çështje të arsimit që preokupojnë shqiptarët në mërgatë, për çështje të kulturës dhe të rinjtë, për ekonominë e shëndetësinë. Do të diskutohet në këto panele në mënyrë që të shihen konkluzat se si mërgata shqiptare të mund të mbajë lidhjet më të forta me vendlindjen.
Dita e arbëreshëve
Qeveria e Shqipërisë i ka kushtuar kujdes të veçantë në këtë nëntor arbëreshëve. Dita e arbëreshëve që dje ishte me shumë aktivitete, kishte mbledhur në Tiranë shqiptarë nga e gjithë bota. Kishte përfaqësues të rajoneve italiane ku shtrihet komuniteti arbëresh: Puglia, Calabria, Basilicata, Abruzzo, Sicila, Molise dhe Campania. Pastaj kishte përfaqësues të komunave arbëreshe në të gjithë territorin italian, akademikë, studiues, publicistë, gazetarë, artistë dhe shkrimtarë, aktorë publikë dhe privatë, afaristë dhe shumë qytetarë arbëreshë.
U zhvilluan disa panele gjatë ditës, ku në fokus ishte gjuha arbëreshe, e cila rrezikon të zhduket, pastaj për historinë dhe kulturën arbëreshe sei vazhdon të ruhen në mënyrë aq unike në botë.
Kryeministri Edi Rama, në seancën plenare, ku u ndanë edhe çmime, i cilësoi arbëreshët si thesar i paçmuar. Ai shprehu zotimin për t’u angazhuar më fort dhe për të gjetur rrugë të reja që do të duhet të përshkojnë, që kjo pasuri të trashëgohet, të ruhet dhe zhvillohet me dashuri dhe përkushtim për brezat që do vijnë. Me këtë rast, ai pati një porosi edhe për udhëheqësit më të lartë të shtetit italian, ku jetojnë arbëreshët, se miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë rrjedh nga një marrëdhënie historike mes të dy popujve, ku një vend të pazëvendësueshëm zënë Arbëreshët e Italisë, tha Rama.
“Ky shkëmbim i vazhdueshëm në shekuj mes kulturave dhe qytetërimeve shqiptare dhe italiane është mbështetur dhe frymëzuar gjithmonë nga drita e shejzave arbërore, e cila, edhe në kohët më të errëta për kombin shqiptar, rrezatoi duke ngjallur shpresë e dashuri për mëmëdheun. Shqiptarë për nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, “gjaku ynë i shprishun” ruajti me krenari gjuhën e të parëve, traditat arbërore, figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe ritet fetare, duke dhënë, në të njëjtën kohë – me kurajo dhe idealizëm – një kontribut të rëndësishëm ne lindjen dhe bashkimin e Italisë, dhe po aq ne Rilindjen dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Falë kujdesit dhe vëmendjes se shtetit italian, Arbërishtja renditet mes gjuhëve të mbrojtura nga Kushtetuta”, tha kryeministri Rama.
U tha se në Itali është ligji për pakicat gjuhësore dhe çështjet për zbatimin e tij në rastin e gjuhës arbëreshe. Poashtu, do të ketë një hapësirë për arbëreshët edhe nëtelevizionin RAI, të transmetimit të emisioneve radiofonike dhe televizive në gjuhën arbëreshe, që është hap tjetër i rëndësishëm në mbrojtje dhe promovim të kulturës arbëreshe.
Qeveria e Shqipërisë do të hartojë një marrëveshje të posaçme me Qeverinë Italiane dhe rajonet italiane ku jeton minoranca gjuhësore arbëreshe, në zbatimin e mëtejshëm të Ligjit për pakicat gjuhësore, për të mbështetur mësimin e gjuhës arbëreshe, në mënyrë që ajo të hyjë në programet shkollore. Në këtë kuadër, u tha se duhet të forcohen katedrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe në të gjitha universitet, laboratorë të mirëfilltë të shkencës albanologjike, dhe për hapjen e qendrave të tjera.
Sistemi ynë arsimor duhet të kontribuojë për të mundësuar krijimin e një shkolle për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët.
Shqipëria dhe arbëreshët do te angazhohen për të gjetur rrugë dhe instrumente të reja që nxisin jo vetëm transmetimin ndër breza të gjuhës, artit dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të vendosur dhe konsoliduar lidhjen mes arbëreshëve dhe komunitetit më të ri të shqiptarëve të Italisë.
Qëllim është koordinimi i veprimit të akademive të shkencave të vendeve të rajonit të Ballkanit për zhvillimin e një programi të përbashkët, po ashtu, edhe ndërveprimi i Dhomave të Tregtisë dhe industrisë me ato arbëreshe, si dhe turizmi historik, kulturor, shkencor, etj.
U vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes institucioneve dhe mjediseve akademike për regjistrimin e iniciativës “Moti i Madh” në listën e UNESCO-s, si hapin e parë të këtij angazhimi që do të formësohet me një marrëveshje të posaçme dhe do të vijojë edhe më marrëveshje të tjera bashkëpunimi në të gjitha sektorët me interes për të dyja palët.
Në samitin e posaçëm në Ditën Arbëreshe në Tiranë ku morën pjesë figurat më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, dhe figura të tjera shqiptare, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në Kalanë e Skënderbeut do të krijohet muzeu arbëresh. “Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve, të cilit i kemi gjetur vendi dhe ku tjetër, përveçse në Kalanë e Skënderbeut”, tha Rama.
Në këtë ceremoni u nda çmimi “Shqiponja e Artë”, për disa personalitete, kurse Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno, për sukseset e arritura me kombëtaren shqiptare.
Punimet e ditës së parë të Samitit të Diasporës u përmbyllën me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, mes krerëve më të lartë të politikës shqiptare dhe përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, me qëllim që të gjenden rrugë të reja për trashëgimin e kulturës arbëreshe.

Të tjera
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...
-
“Më i madhi në historinë e Ballkanit trajtohet si kriminel – ma gjeni një të dytë si ky”, Azdren Shala për Thaçi
Opinionisti Azdren Shala ka komentuar rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë, pë...
-
Trump me komplimente për Rutte: Po e forcon NATO’n, kam luftuar që ta ketë këtë detyrë, kemi qëllime të njëjta në mendje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të N...
-
Çitaku e shpërndan postimin e Edi Ramës për Hashim Thaçin: Në mungesë të Kryeministrit të Kosovës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj posti...
-
Dakaj: Specialja i bëri padrejtësi të madhe Thaçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nxitësit e urrejtjes ndaj tij dhe UÇK-së
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vizitës së ish-presidentit Hash...