Lajme

Diaspora kosovare thërret për revolucion me 28 nëntor 

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 23 August 2018

Diaspora kosovare ka filluar një organizim në rrjetin social “Facebook”, duke bërë thirrje të mos festohet me këtë datë, sepse sipas tyre Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa po udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar.  

“Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. 

Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim. Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht Kosovën”, thuhet në njoftimin e tyre. 

-Advertisement-

Ndryshe, protesta kundër udhëheqjes së shtetit ka pasur edhe në Rumani ku kanë mbetur qindra persona të lënduar, dhe të tilla protesta janë mbajtur nëpër shtete të ndryshme, duke u etiketuar si “Pranvera rumune”. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera