Lajme

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, biseda e Lajçak me Hotin

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 01 October 2020

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti dhe Lajcak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajcak.

-Advertisement-

Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajcakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajcakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera