Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 22 May 2023

Këshilli i Punëve të Jashtme në Bashkimin Evropian për dy ditë me radhë do të diskutojë për Ballkanin Perëndimor dhe agresionin rus kundër Ukrainës.

Në agjendën e publikuar thuhet se në fokus të diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, ndikimi i agresionit rus në Ballkanin Perëndimor, si dhe situata në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjashtë ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit ballkanik do të jenë në këtë takim për të diskutuar bashkë me ministrat e jashtëm evropianë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera