Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi në qorrsokak, procesi ka stagnuar

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 05 October 2024

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi i konsideroi si sfidën më të madhe strategjike në rajon, të premten emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, nuk ka përparim në dialog, derisa u shpreh pesimistë për ndryshime në këtë drejtim gjatë këtij viti.

E njëjtë janë shprehur edhe njohës të këtij procesi, të cilët thonë se tek pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, mund të ketë lëvizje pozitive në dialog.

-Advertisement-

Analisti Fidan Ukaj thotë se stagnimi në dialog lidhet edhe me qasjen e njëanshme të Miroslav Lajçakut.

Analistët mendojnë se moszbatimi i marrëveshjeve mund të vështirësojë edhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve.

Edhe partnerët ndërkombëtarë disa herë ua kanë bërë të qartë Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura do të ndikojë në rrugën drejt integrimit në BE./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera