Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj shkon për vizitë në SHBA si mbështetës i planit franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 29 January 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi. Ish-kryeministri i Kosovës pritet të ketë takime të nivelit të lartë. Nga AAK-ja bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë.
Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka mbështetur planin franko gjerman. të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.
Ai disa herë i ka bërë thirrje kryeministrit aktual, Albin Kurti që ta pranojë këtë plan duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja janë ‘lodhur’ nga politika që po ndjek Kurti karshi këtij plani.
Të tjera
-
Gjermanishtja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë
Gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Prandaj Gj...
-
QKUK jep tenderin 6.8 milionësh për pastrimin e hapësirave të brendshme
6.8 milionë euro do t’i kushtoj Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pastr...
-
Stoltenberg i del në mbrojtje Ukrainës: Kievi ka të drejtë të godasë objektivat në Rusi
“Rusia pushtoi Ukrainën në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe, sipa...
-
Tahiri: Më në fund foli presidentja Osmani, e mbrojti Kosovën, e hoqi frikën, u këndell
Ish-kryenegocitorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reag...
-
Zëdhënësi i Speciales: Ish-krerët e UÇK-së nuk mund të gjykohen në liri
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka th...
-
Kurti e publikon logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës: Aty e gjejmë simbolin e shqiponjës dykrenare
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar logon zyrtare në nder të 2...
-
​35 vjet nga vrasja e Ali Ajetit
Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit s...
-
KDI sot ndanë mirënjohje për komunat më transparente
Instituti Demokratik i Kosovës sot do të ndajë mirënjohje për komunat më tran...
-
Osmani për 1-vjetorin e sulmit në veri: U bë me urdhra të Vuçiqit, mosndëshkimi i ka inkurajuar për agresionin në Banjskë
Presidentja e vendit e ka kujtuar 1 vjetorin e sulmeve të 29 majit ndaj ushta...
-
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian?
Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet a...
-
Policia e Kosovës arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e Vulin-it, kishte emra të ndryshëm në dokumentet serbe dhe ato kosovare
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposavi...
-
Çitaku komenton përplasjen Qeveri – Presidencë: Edhe Osmani është fajtore
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se reagimi i presidentes, Vjosa ...