Lajme

Dialog politiko-muzikor, Osmani ia kthen Gërvallës për Llafet: Me kast, me kast mjeshtër i mashtrimeve

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 31 July 2024

Brenda 24 orëve të fundit në skenën e politikës vendore po përmenden këngët e artistes Dafina Zeqiri.

Kryetemë këngët e saj u bënë me fillim nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donikë Gërvalla, e cila dje në një koncert të organizuar për nder të diasporës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë e përmendi Osmanin, duke e cilësuar si person të “llafeve” ashtu si titullohet një këngë e Dafinës.

“Pasi këndoi Dafina Zeqiri ajo e këndoi këngën e presidentes “Llafe, llafe”, dëgjuam kryeministrin me mesazhin e tij, dhe tani më mbetet të ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Gërvalla.

-Advertisement-

E sot presidentja Osmani u pyet në një konferencë për media nga gazetarët për këtë qasje, ku i ktheu përgjigje Gërvallës në të njëjtën mënyrë, veçse me një këngë tjetër të po Dafina Zeqirit: “Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”.

“Mundemi pak me këngë të Dafinës të vazhdojmë… e ka një të re tani para një muaji ”Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”. ”Me kast me kast përsëritës i gabimeve”, ka edhe këngë të tjera Dafina”, i reagoi Osmani, Gërvallës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera