Dialog Kosovë-Serbi, Bregu: Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule
Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 06 October 2023
“Askush nuk pret sot një situatë fushë me lule” në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kështu u shpreh sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu, pas përfundimit të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
“Secili nga vendet e rajonit të drejtën e shprehjes dhe për këtë arsye takimet zhvillohen me dyer të mbyllura. Nuk pres askush një situatë fushë me lule sot për sot. Askush nuk priste në ministerial dhe askush nuk mund të diktojë fjalët që do të thotë ministri i një vendi tjetër”.
Pavarësisht konfliktit Kosovë-Serbi, Bregu nuk mohon edhe progresin në rajon. Në intervistën me Merita Hakjan ajo tha se rajoni është përpjekur të dalë nga klisheja e konfliktit.
Ne nuk i fshihemi asaj që ka ndodhur kohët e fundit në rajon. Nuk është në situatë ku shpërndajmë vetëm lajme të mira. Konfliktet që rindizen herë pas here mes Kosovës e Serbisë askush nuk e mohon që vëmendja është aty ku ka situatë të nxehtë konflikti dhe aty duhet të jetë përpjekja kryesore. Ka konflikte të pazgjidhura, ka histori që një pjesë të rajonit i ka lënë në dhimbje si Kosova e Bosnjë Hercegovina, por ka edhe ngjarje të tjera është një rajon që është munduar të dalë nga klisheja e konflikti për të bërë progres”.
Gjatë intervistës Bregu foli për atë që pritet nga Samitit i Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet në 16 tetor dhe marrëveshjet e tjera që do të nënshkruhen.
“Procesi i Berlinit lindi me idenë që t’i japin mundësi vendeve të rajonit që të nxisin tregun e përbashkët rajonal që njihet si tregu i vetëm evropian. Këto ngjashmëri për t’i dhënë mundësi rajonit, që nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve mes biznesit e lehtësirave të bëhet e pamundur kthimi i konfliktit. Procesi ku është rënë dakord që të 6 vendet të ecin së bashku përpara. Gjatë këtij viti u angazhuam në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara vjet si ajo e njohjes së profesioneve lëvizja me kartë identiteti dhe të tjera. Sot 4 prej ekonomive të rajonit i kanë miratuar këto marrëveshje Kosova e para, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Mali i zi pret ende parlamentin, Bosnja ka ratifikuar dy nga marrëveshjet. Për samitin e radhës angazhimi ynë është të vijojmë me marrëveshjen e njohjes së profesioneve një grup prej 7 profesionesh, mamitë dentistët, inxhinierët veterinerët”
Ajo foli edhe për procesin e integrimit dhe për situatën më të fundit politike në Shqipëri.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...