Diabetikët janë më të rrezikuarit/ Përjetojnë simptoma më të rënda nga Covid-19 ose humbin jetën
Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 18 November 2020
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se cilët janë njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje e në raportin e publikuar prej tyre, theksohet se diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, ose vdekje nga COVID-19.
Dietat në mbarë botën mund të ndryshojnë, por në një numër vendesh në rritje mbipesha, keq-ushqyerja dhe ndryshimi i stilit të jetesës po çojnë në rritjen e numrit të njerëzve me diabet. Studimi i fundit nxjerr në pah faktin që pjesa dërrmuese janë me diabet të tipit 2, i cili rezulton nga përdorimi joefikas i insulinës në trup.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky lloj diabeti është kryesisht rezultat i mbipeshës dhe pasivitetit fizik. Tani shkencëtarët thonë se ekziston një lidhje e qartë midis kësaj sëmundjeje dhe COVID-19. “Nëse marrim si shembull Britaninë, pesë për qind e njerëzve kanë diabet. Por mes atyre që vdesin nga COVID, një e treta janë diabetikë.
Pra niveli i komplikacioneve është i lidhur ngushtë me sëmundjen” thotë Juliana Chan, drejtore e Institutit të Hong Kongut për Diabetin dhe Mbipeshën. Bashkëautori në studimin e drejtuar nga Chan është profesori Rury Holman nga Universiti i Oksfordit, sipas të cilit, njëri prej zbulimeve kryesore ishte se mes faktorëve të tjerë të rrezikut për COVID-in është niveli i lartë i glukozës në gjak, që gjithashtu e përkeqëson situatën.
Nëse do të përmirësonim nivelet e glukozës, mund të zvogëlojmë rrezikun për njerëzit me diabet që preken nga COVID-i”, shprehet ai.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...