Sport

Di Maria dëshiron edhe Kupën e Amerikës, Juve pret rinovimin

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 22 March 2023

Entuziazmi për rikthimin e Argjentinës në fushën e lojës pas Kupës së Botës po rritet ndjeshëm, ndërsa kampionët e botës do luajnë një ndeshje miqësore kundër Panamasë më 24 mars, në Buenos Aires.

Në një ndeshje ku do të marrë pjesë edhe Angel Di Maria, i cili pasi triumfoi në Katar, dëshiron të marrë pjesë edhe në finalet e Kupës e Amerikës.

Një objektiv që në mënyrë indirekte mund të sjellë përfitime edhe te Juventus.

-Advertisement-

Siç raportohet nga mediet italiane, kjo dëshirë e Di Maria-s mund ta bëjë sulmuesin që të rikthehet në Torino me dëshirën për të rinovuar me “Zonjën e Vjetër” edhe për një sezon tjetër.

Drejtuesit e kanë shprehur dëshirën e tyre për të vijuar bashkëpunimin dhe tani “topi” kalon te Di Maria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera