Dhurata Hoxha, merr titullin “Doktor Nderi” në SHBA/FOTO
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 02 May 2017
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, u nderua me titullin “Doktor Nderi-Honorary doctorate”, në Universitetin Graceland, në Lamoni, të shtetit Iowa-ShBA. Në këtë solemnitet morën pjesë drejtuesit e Universitetit, Graceland, John Sellars, Drejtori i bordit të Universitetit, Harry Ashenhurst, ish Ambasadori, John Menzies, personalitetet tjera akademike të këtij universiteti si dhe studentët e gjeneratës së 120-të.
Në fjalimin solemn me rastin e fillimit te vitit akademik, në prani të studentëve të vitit të parë të këtij universiteti, ministrja Hoxha theksoi se para 13 viteve ka qëndruar ulur në të njëjtin vend si studente, duke përshkruar rrugëtimin e saj, regjistrimin, rrugën pas diplomimit dhe rrethanat e Republikës së Kosovës.
“Këtu, në Lamoni, gjeta një komunitet me njerëz të mirë, vend të cilin me shumë krenari e quaj shtëpi timen të dytë, vend dhe komunitet i cili më fuqizoi vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe respektit për komunitetin”, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se kujton me krenari edhe profesorët që me plot përkushtim, promovuan vlerat më të mira që e bëjnë Amerikën të madhe.
Ministrja ka cituar presidentin Abraham Lincoln, që kishte theksuar se “Çfarëdo që të jeni, bëhu i mirë në atë drejtim”, duke i inkurajuar studentët e pranishëm që të nxjerrin më të mirën nga rruga që zgjedhin.
“Ndiqni ëndrrat tuaja, bëni gjithçka për to dhe unë jam e sigurt që Universiteti Graceland na ka pajisur të gjithëve neve me gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Mos e zgjidhni temën e jetës tuaj por bëhu storja e vetvetes”, ka theksuar në fjalën solemne ministrja Hoxha.
Titulli Doktor nderi, i është dhënë Ministres Hoxha me motivacionin: Personalitet i merituar që ka dhënë kontribut të shquar në shoqëri, Ajo nderon Universitetin Graceland dhe është e lidhur me këtë institucion, si dhe promovon vlerat e jetës që i kultivon Universiteti Graceland për studentët e vet.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...