Sport

Dhunuan gjyqtarin Paco: Ky është vendimi i Gjykatës për 3 futbollistët e Këlcyrës

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 14 December 2017

Është zhvilluar dje në Gjykatën e Përmetit seanca për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tre lojtarëve të Këlcyrës, të cilët, në ndeshjen e së dielës së kaluar në Përmet, dhunuan arbitrin Alvi Paço.

Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre futbollistëve, por vendosi që të mos i mbajë më në burg duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”, shkruan Panorama Sport.

Vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Entilion Dashnor Kamberaj dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’. Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Andi Hina.

-Advertisement-

Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Meleq Xhakollari”, thuhet ndër të tjera në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Përmetit.

Për të tre të akuzuarit është caktuar që një herë në javë, ditën e premte, në orën 11:00, të paraqiten në Komisariatin e Policisë Përmet.

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këta futbollistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera