Lajme

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 24 November 2022

Një vajzë e mitur nga Vitia ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në tetor të këtij viti, por që vajza e ka raportuar rastin dje (e mërkurë) në polici e ku ka thënë se derisa ka qenë në vizitë tek motra e saj ajo është dhunuar seksualisht nga një burrë.

“Viti,  tetor-2022 Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera