Dhuna në Kuvend, nuk ftohen deputetët e VMRO-së

Autori: Gazeta inFokus
16:00 | 06 June 2017
Edhe pas një muaji e gjysmë nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, Prokuroria nuk jep detaje deri ku është procedura me deputetët e VMRO-së, Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski për të cilët ekzistojnë dyshime se i kanë hapur dyert e Kuvendit.
Nga Prokuroria për Alsat M thanë se po veprojnë për rastin.
“Në këtë lëndë vepron një ekip i prokurorëve publik të cilët për momentin i analizojnë dokumentet e mbërritura. Ende është herët të thuhet çfarëdo qoftë lidhur me procedurën e mëtutjeshme”. njoftojnë nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për përgjegjësinë e policisë, ministri Oliver Spasovski, këtë javë e pret raportin e grupit të punës. Raporti duhet të tregojë nëse shtabi operativ i MPB-së më 27 prill ka shkelur procedurat. Por, përveç policëve, në emisionin “360 gradë”, në Alsat M u hap çështja edhe e përgjegjësisë së ushtrisë. Sipas burimeve të “360 Gradë”, mes turmës ka pasur edhe një çetë të tërë të eprorëve, agjentëve, ushtarëve dhe punëtorëve të tjerë në ushtri. Për ish eprorët e lartë në shtatmadhorinë e armatës, pjesëmarrja e forcave të sigurisë në turma është shkelje e kodeksit dhe rregullave të përgjithshme të armatës.
“Përgjithësisht, jo vetëm në Kuvend, dihet ku është vendi i pjesëtarëve të Ushtrisë. Nuk munden të jenë në ngjarje pasi kjo thjeshtë bie ndesh me rregullat e përgjithshme të atij pjesëmarrësi që është pjesë e ndonjë njësiti të armatosur”,tha Dragan Andreski, gjeneral nënkolonel në pension.
Për përgjegjësinë e pjesëmarrësve nga ushtria në të enjten e përgjakshme, ish ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, rastin ia la në dorë prokurorisë por edhe e la ta zgjidhet ministrja e re Radmilla Sheqerinska. Për momentin nuk ka koment as nga zëvendësministri i deritanishëm i mbrojtjes, Bekim Maksuti. Deri më tani për sulmin në Kuvend janë shqiptuar vetëm nëntë dënime me kusht. Dy persona janë akuzuar për tentim vrasje, për rrahjen brutale të deputetit Zijadin Sela.

Të tjera
-
Lirohet nga burgu presidenti i Koresë së Jugut i akuzuar për shpalljen e ligjit ushtarak
Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut është liruar nga burgu, një ditë p...
-
Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare
Njohësi i çështjeve politike dhe ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës p...
-
Aṛmët bërthamore, lideri i Iranit: Nuk do të negociojmë nën ‘bullizmin’ e SHBA-së
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të shtunën se shteti ...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (...
-
Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin-Thesari autorizohet për ta kryer transferin
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qev...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje
Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në t...
-
Krasniqi uron gratë për 8 Marsin: Respekti dhe mbështetja për gratë duhet të jenë çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar të ...
-
“Nanë edi që je tu më pa”- Nuk mund të mbajë lotët, teksa ia thotë këto fjalë nënës së për 8 Mars
Gjatë emisionit Zgjohu, 21 vjecarja Semra ju dërgoi mesazh të gjitha nënave p...
-
Dodik i përgjigjet Sekretarit Rubio: I përdori narrativat e Administratës së Biden, Republika Srpska s’i ndalë politikat e saj
Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, ka reag...
-
Osmani e përqafuar nga vajzat e saja: Dashuria më e ëmbël
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë bashkë me dy ...
-
Sụlmet ndaj personave zyrtarë, sivjet u raportuan 26 raste
Plot 180 raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë janë regjistruar në Kosovë g...
-
Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar në profilin e ti...