Fokus

Dhu*ë psiqike, sha rje e fyerje ndaj gruas së tij, kjo është përmbajtja e aktakuzës së vitit 2021 kundër Edmond Lajçit që këtë martë kreu vra sjen makabër

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 16 April 2024

Edmond Lajçi, i cili mëngjesin e së martës e vrau me një plumb pas koke bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, ishte emër i njohur për organet e drejtësisë edhe më parë.

Madje, në një rast ai ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë për dhunë psiqike ndaj tashmë të ndjerës.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Infokus, tregohet për sharjet e fyerjet e rënda të cilat Lajçi i kishte përdorur në vazhdimësi kundër Gjyljeta Ukellës.

-Advertisement-

“Në ditën kritike pas një zënke verbale që kishin mes vete (për shkak se i pandehuri ka 3-4 vite që vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën), duke i thënë se “ti je kurvë, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqasin e tij, gjysma e Pejës janë frajerat e tu, e shumë fjalë të tjera”,  e njëjta e lajmëron rastin në polici”, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

 

Për gjithë këto veprime, Lajqi ishte dënuar me vetëm 400 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Pejës. Gjykatës duket se nuk iu duk argument i mjaftueshëm deklarata e viktimës, se fyerje të tilla ka pranuar për disa vite rresht nga bashkëshorti i saj.

E rreth dy vite e gjysmë pas këtij rasti, këtë të martën Lajqi kreu vrasjen makabre të gruas së tij.

Ai u vetdorëzua në polici, përderisa siç mësohet në momentin kritik brenda në banesë kishin qenë edhe fëmijët e çiftit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera