Lajme

DHTIK: Zëvendësimi i pushimit gjatë ditëve të punës po e dëmton vendin në aspekt financiar dhe ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 10 April 2023

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të DHTIK, praktikat e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin në aspektin financiar dhe ndërkombëtar.

“DHTIK kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila është ditë pushimi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu, DHTIK ka kërkuar që të festohen por të mos jenë ditë pushimi, ditët: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maj Dita e Evropës.

Po ashtu, DHTIK ka kërkuar që festat e komuniteteve të jenë ditë pushimi vetëm për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin.

Sipas DHTIK, kjo kërkesë është bërë në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e ditëve të punës dhe rritjen e ardhjes së investimeve nga Evropa, që sipas tyre, janë të nevojshme për vendin tonë me papunësinë më të madhe në Evropë dhe me të ardhurat më të
vogla për kokë banori në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera