Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 07 April 2023
Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë
Republikanët nuk siguruan votat e mjaftueshme për të përjashtuar edhe ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnson.
Votimi 72-25 për përjashtimin e ligjvënësit demokrat Justin Jones ishte një veprim i jashtëzakonshëm që Dhoma e Përfaqësuesve në këtë shtet e ka përdorur vetëm disa herë që nga përfundimi i Luftës Civile Amerikane në vitin 1865. Në një votim tjetër, ligjënësit republikan e përjashtuan me shumicë votash edhe ligjvënësin demokrat Justin Pearson.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për përjashtimin e dy ligjvënësve demokratë, një javë pasi ata, së bashku me ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnson, gjatë një debati për armëmbajtjen u bashkuan me thirrjet e protestuesve në korridorin e ndërtesës për më shumë kontroll të armëve.
“Ne po e humbasim demokracinë tonë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është në rregull”, u tha Pearson gazetarëve. Tre ligjvënësit “thyen një rregull të Dhomës sepse ne po luftojmë për fëmijët që po vdesin nga dhuna me armë dhe njerëzit në komunitetet tona që duan të t’i japin fundi përhapjes së armëve në komunitetet tona. Dhe kjo çon në përjashtimin tonë? Kjo nuk është demokraci.”
Mijëra njerëz u dyndën drejt Kapitolit në Nashville për të mbështetur demokratët, duke brohoritur jashtë sallës së Dhomës së Përfaqësuesve aq fort sa zhurma e bëri pothuaj të pamundur që të dëgjoheshin procedurat nën shqyrtim.
Dy ligjvënësit e përjashtuar mund të mos jenë largë Dhomës së Përfaqësuesve për shumë kohë. Komisionet e qarqeve në rrethet e tyre duhet të zgjedhin zëvendësuesit e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve speciale.
Ligjvënësit e përjashtuar kanë të drejtë të emërohen për të shërbyer përsëri në postet e tyre. Ata gjithashtu kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet speciale. Sipas Kushtetutës së shtetit Tenesi, ligjvënësit nuk mund të përjashtohen për të njëjtën vepër dy herë./VOA
Të tjera
-
Intervistohen për sụlm të njëra-tjetrës, tri gra shkojnë në mbajtje
Policia bën të ditur se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një video incizi...
-
Një grua merr tretman mjekësor, pasi e rrahin dy gra tjera
Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra të tjerë në Prish...
-
Ishte duke punuar, hajni ia vjedh 300 euro
Një person i maskuar i ka vjedhur 300 euro në një vend pune në Fushë Kosovë, ...
-
Tentoi ta dëmtonte varrin e babait, i dyshuari me të meta psiqike sụlmoi edhe policët
Një person me të meta psiqike është arrestuar në Skenderaj pasi fillimisht ki...
-
Babai raporton vajzën e zhdukur në Pejë
Një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij është zhdukur nga data 12 janar...
-
Një burrë gjendet pa shenja jete në Istog
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Istog. Rastin në polici e ka lajm...
-
Obiliq, gjendet pa shenja jete një person
Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq të martën. Në raportin ...
-
IPK nis hetime për një rast të shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit të një zyrtari policor në Mitrovicë të Jugut
Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një rast të sh...
-
Profesori i UP-së zbulon edhe një insekt, e emërton Tinodes lumbardhi
Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-...
-
Mërgim Lushtaku: Të fala nga Buroja e Hashim Thaçit, të bashkuar drejt fitores së 9 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një takim me banorë të fshatit...
-
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç
Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën që...
-
New York Times shkruan se Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje pwr t’i qetësuar protestuesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “sakrifikoi” kryeministrin e tij në n...