Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 20 February 2023
Autoritetet në shtetin brazilian të San Paulos thanë se së paku 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut.
Video-pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë lagje nën ujë, autostrada të përmbytura dhe grumbuj të mëdhenj mbeturinash.
Ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për të arritur te të mbijetuarit dhe për t’i zhbllokuar rrugët.
Më shumë se 600 milimetra shi ranë në disa zona të dielën – dyfishi i sasisë së pritur për muajin shkurt.
“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nuk po arrijnë në disa vende. Është situatë kaotike”, tha Felipe Augusto, kryebashkiak i qytetit të goditur rëndë, San Sebastiao.
Sipas zyrtarëve, qindra familje kanë mbetur pa strehë.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se do t’i vizitojë zonat e prekura gjatë ditës së sotme.
“Ne do t’i bashkojmë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe, me solidaritetin e shoqërisë, do t’i trajtojmë të prekurit, do t’i kërkojmë të zhdukurit, do t’i rregullojmë autostradat, lidhjet e energjisë dhe telekomunikacionet”, shkroi da Silva në Twitter.
Në zonë priten reshje të tjera të dendura shiu, të cilat rrezikojnë t’i përkeqësojnë kushtet për ekipet e emergjencës.
Ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si përmbytjet, pritet të bëhen më të zakonshme gjetiu, për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Vitin e kaluar, shiu i rrëmbyeshëm në qytetin juglindor të Petropolisit në Brazil la më shumë se 230 njerëz të vdekur./rel

Të tjera
-
Kryeministri britanik: Rusia përbën kërcënim për ne, tiranët si Putini dinë t’i përgjigjen vetëm forcës
Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi sot se Rusia përbën kërcënim pë...
-
I dyshuari për krịme lụfte që u arrestua sot në Jarinje është serb, ndalohet për 48 orë – Prokuroria Speciale jep detaje
Prokuroria Speciale ka ndaluar sot një serb me inicialet D.R, nën dyshimin se...
-
Ilir Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë
Kreu i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebo...
-
Kuvendi maqedonas miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në web-faqe
Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh,...
-
Aksident në fshatin Kijevë të Malishevës, ka të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur fshatin Kije...
-
Reagon punëtori të cilin “Trepça” e largoi nga puna me pretendimin se dëmtoi ndërmarrjen me mbi 27 mijë euro
Ndërmarrja “Trepça” dje njoftoi se e ka larguar nga puna punëtorin Sherif Sin...
-
Operacioni “Roadpol” – Policia shqipton 362 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve e autobusëve
Policia ka bërë të ditur se nga 17 deri më 23 shkurt ka shtuar prezencën ...
-
Kurti takohet me Ambasadorin e Finlandës, flasin për zgjedhjet e hapat drejt formimit të institucioneve
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim me Ambasadorin e Finlandës në...
-
Dështon përsëri mbajtja e seancës për votimin e buxhetit në Gjilan
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvend...
-
Arrestohet në Jarinjë një i dyshuar për krịme lụfte
Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, në p...
-
Tara emocionohet në Gjykatë: Kush janë këta kriminela, armiq të UÇK-së e pavarësisë së Kosovës
Komandanti Ismet Tara e ka mbyllur dëshminë në Hagë. Ai ka mbajtur një fja...
-
Dyshimi për “tren bullgar” në një kuti në Gjakovë, PDK kërkon Komision hetues dhe heqje nga rezultati, VV kundër
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilri Gashi, në mbledhjen e mbajtur sot të KQZ-së, ka...