Dhjetëra të lënduar në përleshjet e fundit në Jerusalem
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 29 April 2022
Të paktën 42 njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjeve të reja në mes të palestinezëve dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në të premten e fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, e cila ka bërë të ditura këto shifra, ka thënë se askush nuk është plagosur seriozisht, mirëpo 22 njerëz janë dërguar në spital.
Policia izraelite ka publikuar pamje që shfaqin burra të rinj duke hedhur gurë në kompkeks në orët e hershme të së premtes.
Zyrtarët kanë arritur në skenën e sulmit në agim.
Në një deklaratë ata kanë thënë se kanë tentuar të ndalin “plaçkitësit dhe shkelësit e ligjit” disa prej të cilëve kanë tentuar të hedhin gurë në Murin Perëndimor, vendin e shenjtë për hebrenjtë, i cili gjendet afër xhamisë Al-Aksa.
Tre njerëz janë arrestuar për shkak të këtyre veprimeve.
Në dy javët e fundit, gati 300 palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve në Al-Aksa, vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë.
Kjo xhami gjendet në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e ka pushtuar më 1967 dhe më vonë e ka aneksuar.
Ky veprim nuk njihet nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.
Tensionet e larta gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit kanë rritur shqetësimet për përshkallëzim të situatës në gjithë Jerusalemin./REL
Të tjera
-
Një burrë dhe familja e tij kërcënohen përmes një mesazhi, policia nis hetimet
Një burrë në Pejë ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesaz...
-
“E lashë me punë e me çdo gjë duke mendu që kam me vdek”- u diagnostikua me kancerin e gjirit në moshën 54 vjeçare, pas 20 vitesh, Nafije Latifi tregon se si e mori lajmin
Në moshën 74 vjeçare ende po lufton fuqishëm që t’u ndihmojë grave që janë di...
-
Dhụnohet një e mitur në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është dhunuar në Fushë Kosovë. ...
-
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Kohët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar zyrtari...
-
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se janë vënë në dispozicion dy shërbime të rëndësishme për menaxhimin dhe largimin e mbeturinave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se janë vënë në dispozicion dy shër...
-
Kreu i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Jemi shqetësuar nga biseda e Kusarit, të hënën vendosim për hapat e ardhshëm
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari th...
-
Reforma e re e ligjit familjar në Gjermani, dy nëna dhe të drejtat e babait
Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdes...
-
IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”
Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me Shoqatën e Pensionistëve organi...
-
Si i shpenzoi BE gabimisht 10.7 miliardë euro?
Bashkimi Evropian shpenzoi gabimisht rreth 10.7 miliardë euro në vitin buxhet...
-
Obama në fushatë për të mbështetur Harris
Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së is...
-
38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’ në Florida, raportohen 11 viktima
Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dh...
-
Grupi Parlamentar i LVV-së sot me konferencë për media
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për medi...