Sport

Dhjetë golat më të përfolur në histori të Kupës së Botës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 12 October 2017

Panama ka arritur për herë të parë në histori që të kualifikohet në Kupën e Botës.

Por një gol që u përfol shumë dhe e eliminoi SHBA-në.

Ky gol nuk është i vetmi pasi shumë gola janë shënuar me hile, ndërsa shumë prej tyre janë anuluar dhe nuk janë pranuar në mënyrë të padrejtë.

-Advertisement-

Goli që nuk u fut asnjëherë brenda

Anglia luante me Gjermaninë Perëndimore në finale dhe anësori e pranoi një gol që nuk e kishte kaluar vijën.

Anglia fitoi 4-2 dhe u shpall kampion bote për herë të parë dhe të fundit në histori.

Dora e Zotit

Në vitin 1986, Argjentina e eliminoi Anglinë me një gol të shënuar me dorë nga Diego Maradona. Ndeshja u mbyll 2-1.

Loja me dorë e Henryt

Në kualifikimet për Botërorin 2010, Franca luajti në kohën shtesë me Republikën e Irlandës, kur Henry pranoi topin me dorë dhe pastaj asistoi. Ai doli të jetë goli i fitores.

Gola e Argjentinës me dy metra pozitë jashtë lojës

Argjentina e kishte eliminuar Meksikën me golin e Carlos Tevez që ishte asistuar nga Lionel Messi. Pozita jashtë lojës ishte e dukshme.

Revanshi i gjermanëve ndaj anglezëve

Frank Lampard gjuan fuqishëm dhe mposht Manuel Neuerin. Edhe kjo kishte ndodhur në vitin 2010. Atë ndeshje e humbi Anglia me rezultat 4-1.

Gjyqtari që e eliminoi La Rojan

Koreja Jugore e mposhti Spanjën, por ajo që u pa në atë ndeshje ishte një turp për futbollin. Gjyqtari bëri çdo gjë që Spanja ta humb atë ndeshje, madje duke i anuluar edhe një gol.

Kur goli nuk është gol

Goli i Zicos me kokë ishte aq i rregullt sa që ende nuk besohet se si është anuluar.

Edhe pse ai shënoi, gjyqtari thoshte se ndeshja është mbyllur.

30 vite nga gola e Michel, që nuk ishte gol

Një tjetër gol që sot teknologjia do ta gjente. Spanja kishte humbur 1-0, por at ndeshje iu anulua një gol në kampionatin e vitit 1986.

Sheiku që e ndërpreu lojën

Kuvajti ka luajtur në vitin 1982 në Kupën e Botës. Franca e mposhti 4-1, por Sheiku Fahd Al-Ahmad Sabah, u fut në fushë dhe gjyqtari u detyra ta anulojë një gol të francezëve me pretekstin se do ta anulojë eventin./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera