Sport

Dhjetë gjërat që e bën Real Madridin të dështojë këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 22 September 2017

Starti i sezonit ishte i përkryer pasi kishin mposhtur Barcelonën në Superkupë në të dy ndeshjet.

Los Blancos më parë në shtëpi nënshtronin çdo ekip, ndërsa këtë vit situata është ndryshe.

Kur kanë kaluar vetëm pesë javë kampionat, ata duhet të mendojnë se si ta shkrijnë epërsinë prej shtatë pikëve kundrejt Barcelonës.

-Advertisement-

Marca ka zbuluar dhjetë gjëra që e dërguan Realin në këtë pozitë.

1.Shterpësia e sulmuesve

Nëse një klub ka histori sulmuese atëherë pa dyshim është Real Madridi. Në vitet e fundit ky sulm ka qenë në regjinë e ‘BBC’, por që në këtë fillim sezon shumë pak kanë luajtur së bashku.

Në Bernabeu kanë shënuar vetëm tri gola, ku Marco Asensio ka qëlluar dy herë portën dhe Lucas Vazquez një herë, në barazimet me Valencian dhe Levanten.

2. Dështimi në shtëpi

Los Blancos e kanë filluar sezonin shumë keq në shtëpi.

Kjo nuk i ka ndodhur që një kohë pasi në tri ndeshje nuk ka fitore. Kundër Valencias dhe Levantes morën barazim, ndërsa humbën me Real Betisin.

3. Vendimet e gjyqtarit

Edhe presidenti Florentino Perez, është ankuar në gjykim pasi ishte dënuar me pesë ndeshje Cristiano Ronaldo.

Ankesa për gjykim kishte edhe për ndeshjen me Real Betisin.

4. Lëndimet

Zinedine Zidane ka vuajtur dëmtimet e shumë lojtarëve këtë fillim sezoni.

Karim Benzema, Mateo Kovacic, Theo Hernandez, por edhe Marcelo, kanë munguar në skuadër.

5. Blerjet e reja jo vendimtare

Reali ka ofruar këtë verë Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Jesus Vallejo që kanë pasur shumë pak minuta.

Theo dhe Borja Mayoral kanë treguar diçka, por mund të përmirsohen edhe më shumë në vazhdim të sezonit.

6. Ndihma nga mbrojtësit e krahut 

Të dy Dani Carvajal dhe Marcelo shikohen si dy mbrojtësit më të mirë anësor. Por ata nuk kanë prodhuar mjaftueshëm.

7. Yjet jashtë kontaktit mes vete

Yjet e skuadrës nuk janë në formë dhe kjo vërehet edhe në këtë fillim sezoni, sidomos në ndeshjet me Valencian, Levanten dhe Real Betisin.

Mungesa e Ronaldos dhe kthimi i tij mund të luajë rol të rëndësishëm.

8. Ndryshimet e Zidanes

Është e vërtet që disa nga zëvendësimet e Zidanes nuk e kanë pasur impaktin e duhur.

Kundër Betis, zëvendësimet nuk ishin të duhura. Me shumë mesfushë në stol loja nuk e mori shpejtësinë e nevojshme.

9. Mbrojtje e zymtë

Sergio Ramos dhe Raphael Varane përbëjnë dyshen me të fortë të mbrojtje në botë ndoshta.

Por pesë gola deri më tani janë shumë.

10. Mesfushori që nuk i japin jetë lojës

Treshja e mesfushës me Luka Modric, Toni Kroos dhe Isco janë të njohur për vizionin dhe saktësinë e tyre.

Paaftësia e tyre për të dominuar lojën në javët e fundit është një shenjë shqetësuese për Zidane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera