Dhimbja e dyfishtë e familjes së punëtorit që vdiq dje
Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 13 September 2019
Familja Behrami nga Mitrovica dje humbën një anëtar të familjes. Arsyet dhe mënyrën e vdekjes nuk e dinë ende, por as nuk mund ta dinë njëherë.
Behram Behrami ishte duke punuar në njërën nga ndërtesat shumëkatëshe në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, ndërkaq për vdekjen e tij ende të paqartë, për çudi u dhanë dy versione.
Vdekjen e Behramit, Policia dhe Prokuroria e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë. Dyshimet janë se Behrami ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte.
Ndërkaq një huti të madhe për qytetarët dhe dhimbje të dyfishtë për familjen e Behramit ka shkaktuar Inspektorati i Punës me një version tjetër.
Sipas ushtruesit të detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Valon Lecit, Behrami nuk ka vdekur duke rënë nga lartësia.
“Vendi ku ka humbur jetën viktima, nuk ka qenë duke u punuar aty dhe nuk ka rënë nga lartësia. Pasi është kryer orari i punës, ai ka shkuar tek zhveshtoret vend ky, ku nuk ka qenë duke u punuar dhe punëtorët tjerë, kolegët e vet, duke e prit në kombi e kanë parë që nuk është edhe e kanë gjet të vdekur”, ka thënë Leci për Insajderin.
Ky konfuzion po e shqetëson edhe kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemin.
“Përderisa Policia dhe Prokuroria dyshojnë se punëtori ka ra nga lartësia prej 6 katësh, përgjegjësi i Inspektoratit të Punës del me version se ai ka vdekë në vdekje të natyrshme, duke e ndërru uniformën. Kjo të bën me dije se në çfarë niveli jemi ne”, ka thënë Azemi në një intervistë për Gazetën Sinjali.
Azemi dyshon se inspektorët rëndom më tepër anojnë nga mbrojtja e pronarëve të kompanive sesa nga ana e punëtorëve. Ai ka thënë se nëse vërtetohet se Behrami ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia, inspektorët duhet të dënohen.
“Nuk guxoj me thënë sepse ndoshta në cilësinë e kryeinspektorit ky zotëriu e ka me të drejtë, ndoshta ka ndodhë ashtu. Por përderisa prokurori dyshon fuqishëm se nuk ka ndodhë ashtu dhe nëse Prokuroria dhe Policia e vërtetojnë që punëtori ka ra prej katit të gjashtë, atëherë ky kryeinspektor dhe këta inspektorë duhet të dënohen sepse po luajnë me fatin e një punëtori. Kryeinspektori nuk ka qenë aty, sindikata nuk ka qenë aty. Tash Mjekësia Ligjore do ta japë versionin e vet dhe nuk është mirë që ne si sindikatë dhe ai si prokuror dhe ai si inspektor në rastin e dyshimtë të dalim me versione përfundimtare pa e vërtetuar vetë shteti”, ka thënë Azemi.
Të tjera
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...