Lajme

Dhëndëri shkon ‘te miqtë’ dhe e rrah gruan e tij – policia e liron

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 11 August 2022

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, sulmi është kryer teksa bashkëshortja e tij qëndronte tek prindërit e saj.

Të dyve, viktimës dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor.

-Advertisement-

Nuk dihen ende motivet që çuan në këtë sulm fizik, thotë policia.

Por me konsultim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i  njëjti  pas intervistimit është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera