Lajme

BE dhe Japonia pritet të arrijnë një marrëveshje të tregtisë së lirë

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 04 July 2017

Bashkimi Evropian dhe Japonia pritet të arrijnë këtë javë një marrëveshje të tregtisë së lirë, që shihet si një sinjal kundër proteksionizmit tregtar.

Alexander Winterstein, zëdhënës i Komisionit Evropian, u shpreh se marrëveshja e tregtisë së lirë në parim ishte \”e mundshme\”.

Të dy palët synojnë ta arrijnë marrëveshjen të enjtën, një ditë para Samitit të G20-tës në Hamburg të Gjermanisë.

-Advertisement-

Dy komisionerë të BE-së shkuan fundjavën e kaluar në Tokio në përpjekje për të hequr pengesat për arritjen e marrëveshjes, kryesisht në sektorët e bujqësisë dhe të automjeteve.

Udhëheqësit e Unionit po vlerësojnë nëse janë përmbushur kushtet për një samit dypalësh në Bruksel.

BE-ja dhe Japonia i nisën negociatat në marrëveshjen e tregtisë së lirë në mars të vitit 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera