Fun & Video

I dha të pastrehut biskotat e mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon deri në dy vjet burg (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 19 April 2018

Kanghua Ren që u mahit me një të pastrehë në Barcelonë të Spanjës, duke i dhënë biskota të mbushura me pastë dhëmbësh, rrezikon të mbyllet deri në dy vite prapa grilash.

Adoleshenti 20-vjeçar, që njihet për videot e shumta në YouTube si RetSet, ka hequr shtresën për ta mbushur me masën për pastrim, të cilat i futi në paketim dhe ia dha të pastrehut, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit, që nuk diti çfarë hante, ka vjellë disa herë, ndërsa është frikësuar për shëndetin e tij sepse nuk dinte se çfarë po i ndodhte.

-Advertisement-

“Nuk i ka larë dhëmbët për një kohë të gjatë, i duhet të pastrohet dhe të ëmbëlsohet paksa”, ka shkruar Ren në kanalin e tij.

Por, kur filmimi është parë prej mbrojtësve të rendit, ai është ftuar në intervistë dhe është dashur të japë sqarime.

Me këtë rast, ai po akuzohet për ‘krim ndaj integritet moral’, i dënueshëm deri në dy vjet, si dhe mund të detyrohet ta dëmshpërblejë të pastrehun deri në 30 mijë euro. Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, se kur do të paraqitet ai para drejtësisë.

Në anën tjetër, videoja origjinale është larguar nga interneti, kurse më poshtë mund të shihet vetëm një pjesë që është komentuar në një kanal televiziv spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera