Dha dorëheqje nga pozita e zv.ministres së Drejtësisë, Nita Shala tregon arsyet
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 November 2022
Nita Shala, ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë.Shala ka dhënë disa arsye pse ka marrë një vendim për dorëheqjen nga post i zv-ministres së Drejtësisë.
“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë”, tha Shala.
Duke shpjeguar arsyet, ajo tha se dorëheqje ka dhënë pas një vendimi që ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.
Ky Këshill, ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që të shërbejnë në dy detyra publike njëkohësisht.“Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin tim për të kontribuuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvendësministres, më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”.
Megjithatë, ajo deklaroi se shërbimi në pozitën e zëvendësministres në kabinetin qeveritar të kryeministrit Kurti, ka qenë nder për të dhe për këtë i është mirënjohëse.“Shërbimi në pozitën e Zëvendësministres në Kabinetin e Kryeministrit Kurti ka qenë nder për mua dhe i jam mirënjohëse për besimin e dhënë” – shtoi ajo.
Nita Shala ishte emëruar në këtë post nga kryeministri Kurti në mars të vitit 2020.Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare.
Nita Shala është doktor shkence në drejtësi./RTK
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...