Detajet nga ngjarja e rëndë, dy turiste të huaja gjenden pa jetë në Valbonë
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 09 May 2023
Dy turiste të huaja kanë gjetur vdekjen, teksa ishin duke eksploruar në Valbonë. Mësohet se ato janë rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kanë përfunduar në greminë.
Kamë humbur jetën dy turistet të identifikuara me inicialet B. M nga Belgjika dhe J. B nga Franca. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.
Për shkak të terrenit të ashpër si edhe kushteve atmosferike, as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur trupat e pajetë. Për pasojë, për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
“Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.
Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.
Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve”, thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net
Të tjera
-
Konjufca kujton aktivistët e VV-së që s’jetojnë më: Dhanë jetën në përpjekjen për ta bërë Kosovën të fuqishme
Kryeparlamentari, njëherit edhe nënkryetar i VV-së, Glauk Konjufca në përmbyl...
-
Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën
Ish-komandanti, Sylejman Selimi është një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çli...
-
Kurti tallet me opozitën në tubimin e VV-së: Zgjedhjet më 2025, s’mund t’i shtyjnë pafundësisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave t...
-
Konjufca në tubimin e VV-së: 19 vjet rrugëtim me beteja politike duke shkuar drejt fitoreve të reja
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të ...
-
Lista Serbe i reagon Rashiqit: Nuk të votuan qytetarët
Lista Serbe ka reaguar pas paralajmërimeve të ministrit për Kthim dhe Komunit...
-
Osmani takon kryeministrin holandez: Folëm për rëndësinë e të ardhmes euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes është takuar me kryemi...
-
Sonte në Infokus nis emisioni satirik “Lajmet Flesh”, pjesë e tij aktorët Valire Zeneli, Besart Zeneli dhe Muhamet Zeka
Sonte me fillim nga ora 20:00 ekskluzivisht në platformat online të “Infokusi...
-
Aksidẹnt mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, si pasojë...
-
Shkon në 11 numri i të vdẹkurve pas përmbytjes së dy anijeve me emigrantë në Detin Mesdhe
Ka shkuar në 11 numri i emigrantëve të vdekur dhe në 64 i atyre që janë zhduk...
-
Kurti mirëpriti studentë nga Amsterdam University College
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me grupin e studen...
-
Basha: Berishës i duhet vula e PD-së si mburojë për hallet e tij
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se Berisha, në vend që të sqarojë...
-
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?
Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe S...