Auto&Tech

Detajet e reja për Mercedes-AMG A45 të ri, vjen me mbi 400 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 03 April 2018

Kreu i AMG-së, Tobias Moers, ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me versionet e reja sportive të gjeneratës së re të Mercedes A-Class.

Versioni A35 pritet të arrijë në gusht të këtij viti me motor 2.0-litër Turbo e kapacitet mbi 300 kuajfuqi (si rival i Audi S3 dhe Volkswagen Golf R), si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Megjithatë, detajet më interesante janë të top modelit AMG A45.

Sipas informacioneve të tanishme, Mercedes-AMG A45 do të vijë me motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe me kapacitet mbi 400 kuajfuqi. Po ashtu, A45 i ri do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

-Advertisement-

Moers thotë se te A45 i ri do të fokusohet në paketën kompletet, jo vetëm në përforcim. Po ashtu, A45 i ri do të ofrojë edhe performancë të jashtëzakonshme.

Sipas disa informacioneve të mëparshme, emri i këtij modeli në fakt mund të jetë A50 e jo A45, në mënyrë që të dihet se fjala është për një model më të fuqishëm se më parë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera