Lajme

Detaje të reja për zjarrin në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 08 June 2018

Të premten rreth orës 15:00 një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Bedri Shala”.

GazetaFokus ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcin i cili ka thënë se janë evakuuar personat e ndërtesës për të shmangur pasojat eventuale.

“Rreth orës 15:00  policia ka marre informatën për një zjarr te ndodhur në një ndërtese në rrugën “Bedri Shala” ne Prishtine”. Menjëherë ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personat nga aty ashtu qe te shmangen pasojat ne njerëz”, ka thënë Borovci.

-Advertisement-

Ai ka thënë gjithashtu se zjarri është lokalizuar ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Zjarrfikësit kane arritur të  lokalizojnë dhe me pas te fikin zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Ndërkohe që policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe ndriçuar rrethanat e rastit./GazetaFokus.

Lexo edhe: Zjarr të ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera