Lajme

Detaje të reja nga ngjarja makabre në Rahovec, vrau vëllanë e më pas i’a mori 35 mijë franga

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 10 April 2020

Policia e Kosovës ka dhënë lidhur me një vrasje të tëndë që kishte ndodhur më 11 shkurt në Rahovec.

Një person dyshohet se u vra e më pas u dogj nga vëllai i tij, në rrethana ende të paqarta, shkruan Gazeta inFokus.

Njoftimi i plotë nga Policia:

-Advertisement-

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera