Lajme

Detaje të reja nga Brukseli: Koha kur fillojnë diskutimet për deeskalimin e situatës në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 June 2023

Bashkimi Evropian (BE) përmes një komunikate për media ka konfirmuar se të enjten (sot) duke filluar në ora 14:00 do të mbajë takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëdaljes për uljen e tensioneve të tashme, në mënyrë që [palët] të kthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në veçanti të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pas takimit në kryeqendrën evropiane do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera