Lajme

Detaje rrëqethëse nga vrasja makabre në QKUK: Autori e kishte mbajtur peng për 6 muaj bashkëshorten

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 30 November 2022

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë.

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve.

Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën.

Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.

Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

/Top Channel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera