Lajme

Detaje për serbin e arrestuar në stacion, që kërkonte para nga kosovarët për t’i çuar jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 09 September 2017

Gjatë orëve të fundit të së premtes është raportuar lidhur me ndalimin e një serbi nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kërkuar para nga kosovarët në mënyrë që t’i dërgonte ata jashtë vendit.

Ndërkohë burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se personi i ndaluar është D.P, 43 vjeçar.

Gjithashtu siç mësohet se, të arrestuarit tashmë i është shqiptuar masa e arrestimit prej 48 orësh.

-Advertisement-

Policia e Kosovës pas ndalimit të personit në fjalë ka bërë edhe konfiskimin e veturës së tij, veturë kjo e tipit ‘Tauran’.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit dyshohet që grupe të ndryshme kanë bërë organizimin e qytetarëve kosovarë për t’u nisur drejt vendeve të huaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera