Lajme

Detaje nga vrạsja e mbrëmshme, çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 21 August 2024

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, ku një grua me armë zjarri qëlloi për vdekje kunatin e saj.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Tutje bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja dhe një karikator me 3 fishekë.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera