Lajme

Detaje nga Policia për vrasjen në Novosellë, çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 25 April 2021

Të shtunën një person dyshohet se është vrarë me armë nga djali i axhës për shkak të pronës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja për këtë rast.

“Fsh. Novosellë, Pejë, 24.04.2021-14:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera