Lajme

Detaje nga Policia për asistentin e Albin Kurtit që “kërcënoi” me kosë para qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 November 2020

Mëngjesin e së hënës  u arrestua, asistenti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Arianit Beqiri pas një proteste para qeverisë për pakon e rimëkëmbjes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin dhe sipas tyre, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Arsyeja e arrestimit ishte një vegël punë që ai po e mbante mbi mbishkrimin pakoja e rimëkëmbjes për të cilën edhe protestoi para qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 16.11.2020 – 07:30. Është inicuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në formë proteste në sheshin e lartcekur kishte vendosur një paket dhe ne të kishte vendosur një vegël pune që shërben për kositje te barishteve (kosë), si dhe në paketë kishte edhe mbishkrimin “Pako e rimëkëmbjes ekonomike”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj te dyshuarit është inicuar rasti në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera