Lajme

Detaje: I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë kapet nga Policia, po ruhet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 27 October 2024

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një ngjarje të rëndë që ndodhi para rreth një ore në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sinjali zbuloi ekskluzivisht emrin e të dyshuarit, Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.

-Advertisement-

dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia po ndërmerr veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit në plotin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera