Lajme

“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 23 September 2024

Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donald Trump, në një fushë golfi në Florida, rezulton se ka shkruar një letër, disa muaj më parë duke përshkruar mënyrën se si do të vritej Trump, por edhe duke ofruar një shpërblim për jetën e Trump, thanë prokurorët amerikanë.

Ryan Routh, 58 vjeç, është akuzuar për dy krime, pasi tentoi të vriste Donald Trump, ndërsa kandidati republikan presidencial ishte duke luajtur golf në fushën e tij në West Palm Beach, sipas një kallëzimi penal.

“Kjo ishte një atentat ndaj Donald Trump, por unë dështova”, ka shkruar i dyshuari, sipas dosjes.

-Advertisement-

“Unë do t’i ofroj 150,000 dollarë kujtdo që mund ta përfundojë punën”.

Letra u gjet në një kuti të dorëzuar nga një dëshmitar civil i paidentifikuar që përfshinte gjithashtu municion, një tub metalik dhe katër telefona, thanë prokurorët.

Prokurorët thanë gjithashtu se kur Routh u arrestua, makina e tij përmbante një listë të shkruar me dorë të datave në gusht, shtator dhe tetor të vendeve ku Trump ishte shfaqur ose pritej të shfaqej.

Ndryshe, një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së ka pikasur armën dhe ka qëlluar në drejtim të Routh, duke bërë që i dyshuari të ikë.

Routh më vonë u arrestua përgjatë një autostrade në Florida.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera