Sport

Dështon koncerti për Vëllaznimin, ‘shpërthen’ Ismet Munishi

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 17 August 2017

Dështimi i koncertit për FC Vëllaznimin ka qenë një ‘goditje’ jo pak e vogël për kuqezinjtë në prag të fillimit të edicionit të ri futbollistik, shkruan Gazetasheshi.com.

Për dështimin e koncertit të planifikuar ditën e mërkurë ka reaguar edhe trajneri i gjakovarëve Ismet Munishi, i cili përmes llogarisë së tij ka deklaruar se ai dhe futbollistët e tij nuk do të dorëzohen, por do të vazhdojnë edhe më fuqishëm.

“Ne kemi punu 2 herë në ditë kur ka qenë 41grad temperatura. Kom prit përkrahje më të madhe nga të gjithë. Nuk na keni perkrahë. Por na do te vazhdojmë fuqishëm në rrugtimin tonë. Jome shumë krenar me grupin e futbollistëve të Vellaznimit , kemi bërë punë të madhe”, ka shkruar Munishi.

-Advertisement-

Vëllaznimi në ndeshjen e parë kampionale do të përballet me rivalin rajonal nga Prizreni (Lirinë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera