Lajme

Dështon gjykimi për sulmin ndaj gazetarit, Endrit Shala nuk paraqitet në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 17 November 2020

Të martën, në Gjykaten Themelore në Prishtinë, ishte paraparë të nis gjykimi ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i akuzuar për sulm ndaj gazetarit të “Indeksonline”, Ensar Ramadani.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi në seancë munguan i akuzuari Shala dhe i dëmtuari Ramadani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin Shala, gjykatësja Lumnije Krasniqi tha se në fletëkthesën e gjykatës thuhet se i njëjti e ka ndërruar vendbanimin, kurse për të dëmtuarin Ramdani thuhet se adresa nuk është e plotë.

-Advertisement-

Ndërsa, prezent në këtë seancë ishte prokurorja Ferdane Sylejmani.

Në këto rrethana, shqyrtimi fillestar për këtë rast u shty për 23 dhjetor, në ora 13:15.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14 shkurt 2002, kishte ngritur aktakuzë ndaj Endrit Shalës, të cilin e ngarkon me veprën penale “sulm“ nga neni 184, paragrafi 1 dhe veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 17 dhjetor 2019, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pikërisht para hyrjes kryesore të Qendrës së Urgjencës, derisa i dëmtuari- gazetari i portalit “Indeksonline”, Ensar Ramadani, ishte duke përcjellë informacione për agjencinë e tij për një ngjarje, ku ishte plagosur një person për të cilin ishte interesuar dhe kishte ardhur vetë ministri në detyrë – në këtë rast i pandehuri Endrit Shala, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme në mes tyre, pra të pandehurit dhe të dëmtuarit, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri Shala po zbriste nga vetura, i dëmtuari Ramadani kishte drejtuar telefonin për ta fotografuar, por i pandehuri kishte reaguar duke shkuar në drejtim të të dëmtuarit dhe me dashje që t’i shkaktojë lëndim trupor, fillimisht duke përdorë forcën e kishte shtyrë atë, e më pas, në një moment edhe e kishte goditur me shuplakën e dorës së djathtë në faqen e majtë, duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të faqes dhe veshit të majtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera